TIRANË - Një sasi e vogël eksplozivi është hedhur në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi në kryeqytet. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në zonën e Laprakës.
Sasia e vendosur në verandën e banesës së Demir Carës mësohet se është një kallëp me 30 gramë tritol. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Banorët e zonës shprehen se janë alarmuar nga ngjarja.
Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me persona të tjerë, por mësohet se banesa ishte marrë me qera prej tij që prej 1 viti. Nga ana tjetër mësohet se pronarët e banesës jetojnë në Francë.
Qiramarrësi ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri. Blutë e kryqytetit dyshojnë se lënda plasëse mund te jetë vendosur si kërcënim ndaj familjarëve të pronarëve të ndërtesës por është duke u hetuar edhe qeraxhiu Demir Cara.
Në përditësim...