NION - Dy derbi spektakolar ka ofruar shorti i fazës së 1/8 të Europa League. Më i bukuri parashikohet të jetë ai italian mes Fiorentinës dhe Romës por nuk mbetet pas as derbi spanjoll i kësaj faze mes Villarealit dhe kampionëve në fuqi Sevilla. Goglat kanë qënë të pamëshirshme edhe për Interin e Mancinit që do përballet me një nga skuadrat më në formë gjermanët e Wolfsburg.

Këto janë çiftet e plota të fazës së 1/8:
Everton-Dinamo Kiev
Dnipro-Ajax
Zenit-Torino
Wolfsburg-Inter
Villareal-Sevilla
Napoli-Dinamo e Moskes
Klub Bryzh-Beshiktash
Fiorentina-Roma

Ndeshjet e para të kësaj faze do luhen më 12 mars dhe ato të kthimit më 19 mars.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)