TIRANË - Këtë të hënë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u mbajt shorti për kalendarin e Superligës për sezonin e ri 2026-27.

Numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e 88-të të Superligës do të jetë dhjetë, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta. Kampionati është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe të mbyllet më 9 maj 2027.

Kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026-27. Më pas pikët do të përgjysmohen.

Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.

Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play out” me një ekip të Kategorisë së Parë.

Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë për të përdorur stadiumin 'Air Albania'. Ndërkohë Dinamo do të ketë në përdorim stadiumin 'Elbasan Arena', njësoj si AF Elbasani. Derbi Partizani - Tirana do të zhvillohet në raundin e gjashtë.

Superliga, kalendari për sezonin e ri 2026-27:

Java 1

Partizani - Teuta

Laçi - AF Elbasani

Vllaznia - Skënderbeu

Dinamo - Vora

Egnatia - Tirana

Java 2

Teuta - Tirana

Vora - Egnatia

Skënderbeu - Dinamo

AF Elbasani - Vllaznia

Partizani - Laçi

Java 3

Laçi - Teuta

Vllaznia - Partizani

Dinamo - AF Elbasani

Egnatia - Skënderbeu

Tirana - Vora

Java 4

Teuta - Vora

Skënderbeu - Tirana

AF Elbasani - Egnatia

Partizani - Dinamo

Laçi - Vllaznia

Java 5

Vllaznia - Teuta

Dinamo - Laçi

Egnatia - Partizani

Tirana - AF Elbasani

Vora - Skënderbeu

Java 6

Teuta - Skënderbeu

AF Elbasani - Vora

Partizani - Tirana

Laçi - Egnatia

Vllaznia - Dinamo

Java 7

Dinamo - Teuta

Egnatia - Vllaznia

Tirana - Laçi

Vora - Partizani

Skënderbeu - AF Elbasani

Java 8

Teuta - AF Elbasani

Partizani - Skënderbeu

Laçi - Vora

Vllaznia - Tirana

Dinamo - Egnatia

Java 9

Egnatia - Teuta

Tirana - Dinamo

Vora - Vllaznia

Skënderbeu - Laçi

AF Elbasani - Partizani

*Shënim: Në fazën e dytë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit sipas nëntë javëve të fazës së parë. Faza e tretë do të zhvillohet sipas skemës së mëposhtme

Faximile e kalendarit për sezonin e ri dhe skema për përballjet e fazës së tretë