Kështu, për KGJ, goglat e hedhura këtë të hënë kanë seleksionuar dy kandidatët nga trupa e avokatisë, Fatos Lazimi dhe Fatmira Luli, nga trupa e pedagogëve Maksim Qoku e Mirela Bogdani si dhe nga Shoqëria Civile kandidaten Naureda Llagami.
Sa i takon anëtarëve të KLP, shorti përzgjodhi nga trupa e avokatëve kandidatët Gëzim Allaraj dhe Floreta Gjini. Nga radhët e pedagogëve, Eneda Sema dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga Shoqëria Civile, Andi Muratin.
Lista me kandidatët fitues të KLGJ dhe KLP, së bashku me raportet përkatëse do t'i përcillen Kuvendit për votim seancën e ditës së enjte. Për miratimin e kandidaturave në Kuvend nevojiten 94 vota. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita nuk do ta votojë këtë listë. Nëse kandidaturat nuk marrin 2/3 e votave të Kuvendit, do rikthehen sërish në nënkomision për të nisur nga e para procedurën.
Por ndryshimi është sipas ligjit të reformës në drejtësi, lista e tretë e cila miratohet nga nënkomisioni, ka një mekanizëm zhbllokues dhe pas hedhjes së goglave në komision, lista shkon për votim në Kuvend, por nëse nuk merr 94 vota, quhet e miratuar.
Lista e kandidatëve për KLGJ:
Nga trupa e avokatisë:
Fatos Lazimi
Fatmira Luli
Nga trupa e pedagogëve:
Maksim Qoku
Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile:
Naureda Llagami
Lista e kandidatëve për KLP:
Nga trupa e avokatëve:
Gëzim Allaraj
Floreta Gjini
Nga radhët e pedagogëve:
Eneda Sema dhe Gent Ibrahimi
Nga Shoqëria Civile:
Andi Murati
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










