Vendimi për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove është një vendim i prerë, dhe kjo gjë ka patur një impakt të menjëhershëm social në të gjithë shoqërinë shqiptare. Pikërisht për të folur mbi këtë temë, kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Rama është shprehur se ky është një vendim i prerë dhe se më datë 1 janar çdo pikë kazinoje e llotoje do të mbyllet. “Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi sepse nuk do ketë më ku të shkojë pasi nga 1 janari nuk do të ketë më bixhoze,”- u shpreh Rama.

Ndërkohë pak çaste më pas ai u ka bërë edhe një thirrje publike të gjithë tifozëve të Interit duke qenë se vetë është i deklaruar se është tifoz i Juventusit. “U them publikisht të gjithë tifozëve të Interit, ça keni për t’i hedhur, hidhini se deri më 31 dhjetor nuk do humbi më me Interin,”- tha ai.