Edhe pse drejtojnë Komisionin për Politikën e Jashtme, Arta Dade dhe Namik Dokle zhvillojnë herë pas here debate për çështjet e bujqësisë në këtë komision. I tillë ka qenë dhe debati i djeshëm, ku për shkak të një marrëveshjeje financimi të huaj për ujitjen që po shqyrtohej, këta dy deputetë janë përplasur me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se ndërtimi i hidrocentraleve po dëmton ujitjen e tokave bujqësore. Dade ju referua numrit të madhe të licencave që po jepen, sidomos në Korçë dhe mungesës së mekanizmit kontrollues.