Hidrokarburet, Qeveria gati
koncesionin II në Porto Romano

Hidrokarburet, Qeveria gati<br />koncesionin II në Porto Romano
TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër kontratë koncesionare në Porto Romano, i cili do të mundësojë përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20,000 tonë. Përmes një projektligji të depozituar për miratim në Kuvend, Qeveria thekson se kontrata do të ketë një afat kohor 35 vjeçar, ndërkohë që shteti do përfitojë prej saj një tarifë prej 2% në vit.

“Duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të përpunimit të anijeve që transportojnë hidrokarbure, porti i ri do të bëjë të mundur shkarkimin e anijeve me kapacitet më të madh se 20 000 tonë. Kjo do të sjellë uljen e çmimit të karburanteve në Shqipëri për shkak të uljes së çmimit të transportit dhe çmimeve më të mira nga rafineritë (për shkak të volumit më të madh)”, thekson Këshilli i Ministrave në relacionin shoqërues të projektligjit.

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet