"High speed", një muaj nën hetim, dy durrsakë kapen me 8 pako marijuanë, njëri i dënuar me parë (Emrat+Video)

Falë një hetimi një mujor me metoda proaktive policia e Durrësit ka mundur të finalizojë operacionin e koduar"High speed" në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona, si dhe janë sekuestruar 9 kg marijuanë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës dhe Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë).

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike "Mariuanë", të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg. 

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim".

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera