GJIROKASTER - Kushte higjieno-sanitare jashtë normave dhe lagështi në muret e disa prej shkollave dhe kopshteve në Gjirokastër. Kjo është situata e cil është evidentuar nga Inspektoriati i Higjienës.
Lajmi u bë i ditur sot, në ditën e parë të frekuentimit të kopshteve dhe shkollave të sistemit parauniversitar në të gjithë vendin.
Nga Inspektoriati i Higjienës, janë kontrolluar 9 shkolla të qytetit dhe 11 kopshte.
Sipas shefit të higjienës në Drejtorinë e Shëndetit Parësor (DHSP), Norin Doraci, probleme janë hasur probleme kryesisht në lyerjet të pjesshme, dëmtime të kasetave të tualeteve, xhama të thyer apo lagështi.
Ndërkohë ai tha se kthimi i këtyre ambienteve në normalitet i është lënë detyrë bashkisë së Gjirokastrës.
Probleme të tilla higjieno-sanitare, janë hasur në shkollën “Naim Frashëri:, në shkollën pedagogjike e “Koto Hoxhi”.
(pi.na/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com