Higuain do titullin, Pogba: Turp
që Juve të renditet pas Napolit

Higuain do titullin, Pogba: Turp<br />që Juve të renditet pas Napolit
Për Juventusin kurrsesi nuk mund që të pranohet vendi i dytë në kampionat, pasi do të ishte një shuplakë, sipas mesfushorit dhe liderit të bardhezinjve, Pogba.

Francezi pak një ditë para sfidës së madhe që do të mbërthejë para ekranit miliona shikues, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën shprehet besimplotë për një fitore ndaj Napolit, ç’ka do të ngjiste direkt në vendin e parë Juventusin me 15 fitore radhazi në kampionat. “Kurrë nuk kam menduar se Juvja kishte vdekur edhe kur e nisëm me mjaft vështirësi.

Tani klasifikohemi pas Napolit dhe duhet të jemi të qetë, pasi gara është ende e hapur dhe llogaritë bëhen në fund. Dëshira jonë është që edhe këtë vit të shpallemi kampionë. Ne nuk jemi të parët në renditje dhe kjo është një shuplakë për ne, sepse nuk jemi mësuar me këtë situatë, por në fund besoj se do të jemi ne që do të ngremë trofeun”tha francezi.

Por lideri i Napolit dhe një nga më të mirë në Europë për momentin përsa i përket golave të shënuar, argjentinasi Gonzalo Higuain shprehet se “Kampionati është në dorën tonë, ajo që duhet të bëjmë është që të ruajmë qetësinë dhe të mos përfshihemi nga euforia. Përballja me Juven është test mjaft i rëndësishëm.

Do të ishte fantastike të fitonim titullin kampion”deklaroi ai. Aktualisht Napoli kryeson kampionatin italian të futbollit me 56 pikë, 2 më shumë se ekipi i Juventusit, i cili po vjen prej disa javësh furishëm drejt kreut të renditjes me 14 fitore radhazi dhe nëse nuk ndalet as nga Napoli do të jetë e largët dita kur të mundet në kampionat sipas parashikimeve.

Përballë Napolit, Juventusi do të ketë mungesa shumë të rëndësishme si Manzukic, Kedira, Kielini dhe Kaceres, të cilët janë dëmtuar duke humbur sfidën më të rëndësishme të edicionit.

Në sfidën e madhe italiane do të ketë vend edhe për shqiptarin më të lakuar të momentit, Hysaj. Mbrojtësi po kalon një formë të jashtëzakonshme me Napolin duke marrë vlerësimet maksimale të specialistëve italiane, një bast i fituar i trajnerit Sarri që e mori nga Empoli.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës