TIRANE- Për t’i dhënë një kundërpërgjigje opozitës, zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka vizituar ish-bazën ajrore të Gjadrit në Lezhë, ku ka parë nga afër ambientet dhe gjendjen teknike të saj. Hila ka pohuar se prej vitesh ish-baza ushtarake është lënë në mëshirë të fatit dhe se aty qëndrojnë në shërbim, vetëm disa ushtarë, për ruajtjen e ndërtesave. Në këtë vizitë zëvendësministri i Mbrojtjes,Dritan Hila, ishte i shoqëruar nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja.
Pasi është takuar me personelin që shërben në këtë bazë ushtarake dhe ka vizituar mjediset e saj, zëvendësministri Hila është takuar me përfaqësues të mediave dhe i është përgjigjur interesimit të tyre për çështje që lidhen me këtë bazë ushtarake, përfshi edhe akuzat e bëra kohët e fundit nga opozita për përdorim të kësaj baze për trafikim të lëndëve narkotike. Zëvendësministri Hila ka theksuar se, ne i kemi nën kontroll të gjitha bazat e ushtrisë shqiptare.
“Siç e shikoni dhe vetë vendin për të cilin pretendohet që është bërë transporti me një avion të bardhë, pra këtu në bazën e Gjadrit, ku teknikisht është e pamundur. Ju e shikoni edhe vetë që pista është e mbushur me mbeturina dhe është prej kohësh e papërdorur”-është shprehur Dritan Hila. Sipas këtij të fundit hapësira ajrore vëzhgohet nga aleatët tanë, Italia dhe Greqia.
Patrullohet hapësira e saj ajrore nga aleatët e NATO-s. “I gjithë informacioni ju shkon aleatëve dhe përpunohet nga ata. Kështu që duhet të kesh goxha fantazi që të mendosh që bëhet transport i drogës dhe Ministria e Mbrojtjes paska korruptuar Brukselin, Italinë edhe Greqinë. Janë fantazi që nuk kanë vend për një opozitë, e cila duhet të ishte më serioze në këtë drejtim”-ka theksuar zëvendësministri Dritan Hila.
Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com