Hilari Klinton hedh poshte
kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit

Hilari Klinton hedh poshte <br />kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka zhvlerësuar kërcënimet e fundit të Iranit kunër Izraelit. Klinton ka deklaruar se këto kërcënime nuk paraqesin asgjë të re.
Gjithashtu sekretarja amerikane theksoi se do të vlerësonte askionet e Teheranit në bisedimet e ardhshme për programin atomik të këtij vendi.
Në një komferencë për shtyp në Stokolm të Suedisë, Klinton shprehu se pret që të shohë se çfarë do të sjellë Irani në bisedimet e delegacionit Iranian dhe përfaqësuesve të fuqive kryesore të botës, më 18 dhe 19 qershor në Moskë.
Klinton ka këmbëngulur duke shprehur dëshirën për një zgjidhje diplomatike “për të mirën e të gjithëve”.

Deklarata e Klinton vjen pasi lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei ka hedhur hije të zezë prespektivës për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Gjatë një fjalimi të ashpër ai është kërcënuar se Teherani do të përgjigjet “stuhishëm” kundër çdo sulmi nga ana e Izraelit. Ky i fundit më herët ka paralajmëruar se do të kryejë sulme ushtarake kundër kapaciteteve bërthamore të Iranit.

Ndërsa lideri suprem iranian Hamnei theksoi: “Izraelitët e dinë se nën këto kushte ata janë më të lëndueshëm se me parë dhe nëse Teherani ndërmerr ndonjë sulm të pamenduar mirë do të përballen me një shpërthim të stuhishëm

Ndërkohë SHBA dhe vendet e tjera të perëndimit kanë shfaqur dyshime për faktin se Irani po punon rritjen e kapaciteteve për armatim atomik.


(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre