“Kjo është një e vërtetë për të gjitha femrat, pesha trupore e të cilave nuk bie në një periudhë të shkurtër kohore”, nënvizon aktorja. Ndër të tjera ajo tregon se i kushton një vëmendje të veçantë ushtrimeve fizike dhe se nuk i interesojnë atë se çfarë të tjerët flasin për të. “Nuk më interesojnë ato çfarë thonë njerëzit për mua. Nuk jam kthyer në peshën trupore që kam dëshiruar, por nuk jam e stresuar për këtë arsye”, është shprehur ndër të tjera aktorja.
Në vitin 2007 Hilary është dashuruar me lojtarin e NHL, Mike Comrie dhe në shkurt të vitit 2010 çifti ka anoncuar fejesën e tyre. Hilary dhe Mike janë martuar në muajin gusht të vitit 2010 në Santa Barbara, Kaliforni dhe në 20 mars të këtij viti, ata janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, djalit Luca Cruz Comrie.
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)