Për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk duan të jenë pjesë e verifikimit të pastërtisë së tyre ligjore dhe hetimit pasuror, ka një zgjidhje, madje dhe favorizuese nga ana financiare.
Drafti parashikon në pikën e fundit të tij, një derë të hapur që ata të mund të largohen nga sistemi pa njolla dhe kapitulli i tyre të mbyllet. Sipas draftit, nëse një gjyqtar apo prokuror jep dorëheqjen, ai nuk hetohet për pasurinë dhe profesionalizimin, madje ai përfiton menjëherë pension.
I vetmi penalizim i këtyre personave është se para 10 vjetësh ata nuk mund të rikthehen më në sistemin e drejtësisë.
“1. Subjekti i vlerësuar mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe procesi i vlerësimit ndërpritet menjëherë.
2. Nëse subjekti i vlerësuar jep dorëheqjen ai përfiton menjëherë nga e drejta e pensionit sipas ligjit në fuqi.
3. Subjekti i vlerësuar i cili dorëhiqet sipas kësaj dispozite nuk mund të emërohet gjyqtar në asnjë shkallë të gjyqësorit, prokuror, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare”-thuhet në nenin e fundit të mendimeve kushtetuese.
Në këtë mënyrë, gjyqtarë e prokurorët që mund të kenë qenë të korruptuar, mund të shpëtojnë, të marrin edhe pension e të vijojnë jetën e tyre. Për ata që janë më të rinj, nëse duan mund të rikthehen pa asnjë problem pas 10 vjetësh.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com