Për të gjashtin vit radhazi në Shqipëri në datat 6 dhe 7 shtator do të organizohet gara e “Hill Climb Trofeu Skënderbej 2019” e regjistruar në kalendarin e FIA-s dhe e vlefshme për Kampionatin Hill Climb të Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA).
Ky aktivitet do të organizohet nga Klubi i Automobilit Të Shqipërisë (ACA) si dhe dhe Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit(FASA) dhe do të mbahet në Sarisalltik të Krujës.
Në këtë garë do te marrin pjesë pilotë profesionistë që garojnë për kampionatin CEZ-FIA nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Bosnjë-Hercegovina apo edhe shtete të tjera. Gjithashtu, ka edhe një garë promo ku mund të marrin pjesë të apasionuar nga Shqipëria.
Të shtunën e 6 shtatorit do të jenë provat, ndërsa të dielën do të jetë gara zyrtare.