Hillary Clinton, boton libër
​për zgjedhjet presidenciale

Hillary Clinton, boton libër<br />​për zgjedhjet presidenciale<br>
Për herë të parë, Hillary Clinton zbulon atë që ajo po mendonte dhe ndiente gjatë zgjedhjeve presidenciale më të diskutueshme dhe të paparashikueshme në histori. Hillari Klinton boton librin e saj me titullin “Çfarë ndodhi Hillari Rodham Klinton.”

Hillari Klinton tregon përvojën personale në zgjedhjet për tu bërë gruaja e parë e dominuar për presidente. Në libër flitet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, madje Klinton në libër e quan rusinë  “Një kundërshtar që i thyeu të gjitha rregullat”.

Në këto faqe, ajo përshkruan se si ishte të kandidoje përball Donald Trump, gabimet që ajo kishte bërë gjatë zgjedhjeve, si përballoj humbjen tronditëse dhe shkatërruese, dhe se si ajo gjeti forcën për të marrë veten përsëri.

Me humor dhe sinqeritet ajo u tregon lexuesëve se çfarë duhej për t'u kthyer te leximi i librave, dhe çfarë përvoje ka fituar për jetën. Ajo flet për sfidat e të qenit grua e fortë në sytë e publikut, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, si dhe standardin e dyfishtë që përballen gratë në politikë.

Ajo tregon se si në zgjedhjet e vitit 2016, u sulmua demokracia amerikane nga një kundërshtarë i huaj. Duke analizuar provat, Hillari tregon sa të rrezikshme janë forcat që formuan rezultatin dhe pse amerikanët duhet t'i mbrojnë vlerat e demokracisë.

hillari klinton
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë

Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë