Hillary Clinton nuk dorëzohet,
dëshiron jetë bashkiake e New York

Hillary Clinton nuk dorëzohet,<br />dëshiron jetë bashkiake e New York
Kush mendonte se kandidatja demokrate Hillary Clinton humbi dhe vdiq politikisht, gabohej.

Hillary Clinton nuk di të dorëzohet, por dëshiron të jetë në politikë në nivele të tjera.
 
E dini se cili është plani i radhës pas humbjes me Donald Trump?   

Mos u befasoni po ish sekretarja e shtetit ka në mendje të jetë bashkiake e New York. 

Lajmi u bë me dije nga prestigjizoja New York Times.

Gjatë zgjedhjeve Hillary sido që të jetë fitoi shumë vota në këtë qytet çka mund t’i sigurojë lehtësisht firoren në këtë sfidë të radhës, pasi kujtojmë se edhe  në primaret e partisë ajo mundi edhe kryetarin aktual të bashkisë Bill De Blasio.

Dhe pikërisht nga karrigia e kryetares së bashkisë Clinton mund të hakmerret ndaj Trump duke nisur nga thashethemet për parregullsi të Kullës Trump një nga rezidencat simbol të manjatit.

Por për momentin këto janë vetëm hipoteza edhe pse ekziston një fakt bindës, popullariteti i De Blasio ka rënë ndjeshëm dhe demokratët do të bëjnë cdo gjë për të mos humbur këtë qytet i cili konsiderohet më shumë sesa një i tillë.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin