Një i moshuar në Himarë është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me një vajzë të mitur. Mësohet se në pranga është vënë dy ditë më parë 72-vjeçari Marko Guma, me banim në Himarë. Ai u kap në flagrancë në ambientet e një marketi. Mësohet se 11 vjeçarja M.Th. ishte në market për të blerë ushqime, kur i moshuari e ka tërhequr dhe ka tentuar që ta puthë. E mitura ka kërkuar ndihmë dhe ka mundur të shpëtojë, ndërsa ka thënë se nuk e njihte të moshuarin. Më pas është bërë arrestimit i Gumës, nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.