Tirane- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ nuk mori sot një vendim për kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë e Himarës apo për të lënë në fuqi fitoren e thellë të Vangjel Tavos, por mbledhja u shty për nesër
Opozita nuk shkoi në seancë me një listë provash për të vërtetuar pretendimin e saj, por me 7 kërkesa ku i kërkonte KQZ t’i ofronte informacion lidhur me të dhëna për procesin zgjedhor të 4 gushtit.
Provat e dhëna nga KQZ nuk i mjaftuan dhe opozita insistoi në hapjen e kutive për të marrë nga materialet zgjedhore të dhëna lidhur me numrin e votuesve që nuk kanë arritur të votojnë në 36 qendrat e votimit për shkak se nuk kishin një ID të vlefshme.
“Jemi duke kërkuar provat. Ne kemi ardhur për të gjetur bashkërisht, përmasat e pavlefshmërisë së procesit, të shohim dimensionin e cenimit të procesit' tha Vangjel Dule
“Hapini kutitë, por s’do gjeni asgjë, ca do kërkoni? Ca do gjeni? Nuk ekziston problemi, logjikisht dhe matematikisht nuk ke çfarë kërkon” u shpreh Franci Nuri Përfaqësues ligjor i koalicionit 'Bashkë Fitojmë"
Por, kjo pikë nuk u pranua. Ndërhyrja vetëm me zë e anëtarit të Komisionit të ankimimit dhe Sanksioneve Ilir Rusmajli i vuri vulën vendimit se kutitë do hapen, vetëm në rast se gjatë shqyrtimit, do të shihet e nevojshme.
"Më vjen keq të dëgjoj nga pala ankuese që thotë ne kemi indicie por për t’u para sa është dëmi duhet të shohim çfarë ka brenda në kuti. Nuk është tafti bafti kërkesa për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve! Pale del vajzë apo djalë. Rruga është që pala ankimuese di me siguri absolute sa zgjedhës kanë shkuar për të votuar dhe janë penguar të votojnë në kundërshtim me ligjin, ose sa njerëz kanë shkuar të votojnë dhe janë lejuar të votojnë në kundërshtim me ligjin. E këtë duhet ta dijë para se të bëjë ankimimin, por historia që ne kemi indicie por që ta marrim vesh duhet të hapim kutitë nuk është rruga e përshtatshme" u shpreh Rusmajli.
Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit në bashkinë e Himarës me argumentin kryesor se më shumë se 6000 qytetarë nuk mundën të votojnë për shkak të skadimit të ID, por edhe përfshirjen e makinerisë shtetërore në zgjedhje. Nga zgjedhjet, fitues i Bashkisë doli Vangjel Tavo me 1477 vota diferencë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria.atë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024, të KZAZ nr. 88".
Çfarë kërkoi opozita nga administrata e KQZ?
1/ Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në Himarë.
2/ Raportin e shkruar ose e-mail të kompanisë Smarmatic që menaxhon sistemin e pajisjeve PEI, pas perfundimit te zgjedhjeve ne Himare lidhur me ecurine e procesit te identifikimit te zgjedhesve ne 36 QV e Bashkise Himare;
3/ Kopje e te gjitha Regjistrave te Posaçem të 36-QV ne Himare, ku jane evidentuar te pakten 560 zgjedhes qe nuk jane lejuar te votojne pasi karta ID e tyre rezultonte me
date te skaduar.
4/ Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumentave te tjere te votimit të 36-QV ne Himare, ku mund te jete shenuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve te cileve,
pajisja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak dite perpara dates 4 Gusht 2024;
5/ Dokumentacionin qe disponon adminitrata e KQZ qe tregon shtimin me mbi 360 zgjedhes te rinj në Himarë qe nga zgjedhjet e 14-majit 2024;
6/ Listen e personave te caktuar si komisionere nga Partia Socialiste ne 36-QV ne Himare, dhe funksionin ne Administraten Publike (Qendrore apo Vendore) te atyre individeve qe ishin pjese e saj deri ne 4 Gusht 2024;
7/ Dokumentacionin qe verteton se keta persona ishin pajisur me autorizim/leje paraprake nga DAP per t'u angazhuar ne procesin zgjedhor.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Ka nje ndryshim o Cubi ndermjet pozites dhe opozites. Pozita perdor ushtetin dhe te arreston se ke blere 5-6 vota kurse opozita ka per detyre te vertetoje me fakte shkeljet e pushtetit qe kyi fundit jo vetem nuk i verteton apo verifikon por dilni dhe ju shakaxhinjte patronazhiste (qe keni mesuarnga "humori" i Rames )per te bere fajtore opoziten .
PërgjigjuKësaj i thonë gërmo Tare gërmo . A si ka mësuar opuzita jon e shkretë,s'po di nga i kan shkuar copat a thua ka rënë nga një humnerë shumë e thell.
Përgjigju