Himarë, 3 të rinj i vënë
zjarrin ullishtes ku punonin

Himarë, 3 të rinj i vënë<br />zjarrin ullishtes ku punonin
TIRANE - Tre punëtorë i kanë vënë zjarrin ullishtes ku punonin në Himarë të Vlorës. Ullishtja ishte në pronësi të shtetasit P.Z dhe policia thotë se nga flakët që kanë rënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 është djegur një sipërfaqe toke merreth 20 rrënjë ullinj.

Policia arrestoi dje si autorë të zjarrvënies Besnik Xhevit Kaca, 22 vjeç  banues në fshatin Spathar, Librazhd, Gentian Qemal Alliu, 24 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd dhe Besmir Shqefën Moli, 22 vjeç banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye në “zbatim të planit të posaçëm të masave për arrestimin e të gjithë personave që shkaktojnë zjarre gjatë periudhës së verës” - thotë policia e Vlorës.
 
Tre të rinjtë akuzohen për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie aksidentale, por nuk përjashtohet pista e hetimit e një zjarrvënie të qëllimshme.


Policia e Vlorës arrestoi dje edhe Niko Fatos Guma, lindur dhe banues në Himarë, pasi ka djegur një sipërfaqe prej 200 m² toke kullotë në pronësi të tij.

POLICIA: MOS PROVOKONI ZJARRE
Policia i bën thirrje të gjithë blegtorëve, bujqëve, banorëve të zonave rural dhe kujtdo që të mos provokojnë zjarre në pyje dhe kullota pasi në të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim për arrestimin e tyre edhe në rast se zjarrvënia do të jetë nga pakujdesia.

Ata i bëjnë thirrje gjithashtu të gjitha institucioneve dhe agjensive të tjera ligjzbatuese, si Drejtoria Rajonale e Pyjeve, Agjensia e Rajonale e Mjedisit, Zjarrëfikësja si dhe Pushtetit Vendor që të marrin masa për një koordinimin më të mirë dhe efikas midis tyre dhe Policisë me qëllim parandalimin e zjarreve që mund të verifikohen gjatë periudhës së verës dhe raportimin e cdo lloj situate me qëllim vënien përpara përgjegjësisë ligjore të cdo personi që shkakton zjarre.  Zjarrfikesit e Vlores: S"kemi karburant të shkojmë ku bie zjarri

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore