Një grua e moshuar është ndarë tragjikisht nga jeta pasi u asfiksua në banesën e saj nga ngrohja me oxhak. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Kallarat të Himarës.
Banesa u përfshi nga flakët si pasojë e oxhakut, ndërsa e moshuara gjendej e vetme në shtëpi pasi fëmijët ishin në punë.
Ajo nuk ka mundur të dalë jashtë banesës dhe të shpëtojë pasi ishte e paralizuar. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse nuk kanë shkuar dot për shkak se fshati gjendet disa orë larg stacionit zjarrfikës të Himarës.
Komento