Himare- Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 2 qershor në Himarë.
51-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Armand Xhelili.
Dyshohet se ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet e momentit, kur policia i ka shkuar në ndihmë biznesmenit 45- vjeçar.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.
Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traum cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente








