HIMARE - Vasil Bollano është shfaqur në publik sërishmi por këtë herë përkrah kryedemokratit Lulzim Basha.

Bollano dhe Basha kanë qenë bashkë në Himarë ku kreu I PD ka prezantuar atje kandidaten e djathtë për bashkinë, Lefterije Priftin.

Ky duket se është një mesazh i qartë se Bollano do të mbështesë Partinë Demokratike në këto zgjedhje pasi edhe kandidatja Lefterie Prifti ka qenë ndër bashkëpunëtoret e ngushta të Bollanos.

Flitet se pas prezantimit të kandidates, Basha së bashku me strukturat e PD ka shkuar në një restorant për të drekuar e bashkë me të ka qenë edhe Vasil Bollano.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)