1500 doza kanabis gati për shitje janë sekuestruar në Himarë nga policia e Vlorës. “Blutë” e Vlorës kanë arrestuar Oltion Bodinakun dhe Lulo Hasanin të cilët shpërndanin  u shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës turistëve.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që autorët kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.