HIMARË-Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Palasë pasi akuzohet se lëvizte me armë në makinë.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesë efektivët e policisë gjetën edhe 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër.
2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar "Strike 18"
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Komento