Himarë/ Ndërtuan pa leje 2 beach bare, nis hetimi për dy persona! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

Himarë - U sekuestruan 120 çadra dhe shezlongë si dhe nisi hetimi për dy persona.

'Në kuadër të planit operacional policor të koduar "Plazh i lirë", Policia kreu kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.  

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, ????në Gjipe.

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, 2 struktura druri (beach-bar) dhe zunë hapësirën publike në këtë zonë të mbrojtur, duke vendosur çadra dhe shezlongë.

Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Ll. Sh. dhe A. Z., të dy banues në Dhërmi.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në Gjipe.

Gjithashtu, nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për këtë rast, është vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.', njofton policia.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 20/07/2024 00:44

    qeroini ,,,mos leni keto beach -kurvat,,,asnje cader,,asnje bar mbi rere...RERA ESHTE PER TE NJEREZIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja