Himarë/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, 2 persona nën hetim (Emrat)
Zjarri në fshatrat Kallarat dhe Qeparo
Policia e Himarës ka identifikuar dy autorët e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo. Çize Xhaferi dhe Sotire Jovani janë vënë nën hetim pasi ndezën zjarr për të pastruar tokën dhe për të djegur mbeturinat. Si pasojë e zjarreve që këta dy shtetas vunë flakët u përhapën dhe u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre.
Njoftimi i policisë
Himarë/Policia identifikon autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që ndezën zjarret nga përhapja e të cilëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre;
S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
39.6%
-
Mësuesve
33.5%
-
Nxënësve
27%
Vota total: 278
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët hoteli në Devoll, shkrumbohen plotësisht 6 dhoma të katit të tretë! Shkak dyshohet defekti në rrjetin elektrik
4 Dhjetor, 14:36
-
Kërkoi leje për t'u betuar si kryetar i Himarës, GJKKO shtyn seancën për Belerin! Deklarata e tij: Diskriminim politik! SPAK: S’ka dispozitë ligjore për betimin
4 Dhjetor, 10:53
-
Raporti/ Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë
1 Dhjetor, 15:00
-
Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në 2022, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase! Gjyshi i të miturës: Gjykata të bëj drejtësi
1 Dhjetor, 13:55
-
Seanca në Kushtetuese për Parkun Kombëtar të Butrintit, Ina Zhupa: Besojmë te standarti i gjykatës por nuk tërhiqemi sido që të jetë vendimi
30 Nëntor, 15:20
-
Eduard Zaloshnja: Çështja “Himara” mund të ishte zgjidhur qysh më 14 maj…
30 Nëntor, 14:19
-
Nesër moti i keq, pezullohet linja Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë - Brindizi e anasjelltas! Sarande-Korfuz do vijojë normalisht
30 Nëntor, 13:34
-
Zjarri pranë azilit në Fier, të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Tymi ishte si vullkan! Ishim me fat që nuk ra natën
30 Nëntor, 11:51
-
‘Beleri’/ Gazetari: Greqia e përdor si pretekst, ka qëllim të arrijë atë që kërkon Serbia në Kosovë! Dervishi: Himara nuk ka qenë kurrë greke
29 Nëntor, 21:39
-
Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier, shkak ngarkesa në rrjet! Dhjetëra familje në errësirë
29 Nëntor, 18:11
-
VIDEO/ Zjarr pranë azilit në Fier, tymi 'pushton' institucionin! 8 të moshuar marrin ndihmë mjekësore në spital! Mjekja: Gjendja e tyre është stabël
29 Nëntor, 15:59
-
Auron Tare: Mitsotakis dhe Butrinti
29 Nëntor, 15:36