Bashkia e Himarës sëbashku me dy kompani konsultente kanë zhvilluar konsultime për infrastukturën në të gjithë zonën bregdetare që është në Territorin e Bashkisë bregdetare ku kanë marrë pjesë aktorë të ndryshëm duke nisur që nga biznesi dhe deri te banorë të zonës.

Takimi pati dhe reagime nga banorë dhe biznesmenë midis tyre ish kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano i cili u shpreh se nuk ishte berë njoftimi i duhur pasi duhet të kishtë më shumë banorë të cilët nuk janë vënën në djeni.

Akoma më i ashpër ishte reagimi i Kreut të shoqatës së Biznesit, Nikollaq Neranxi që është dhe banor i këtë zonë, i cili është shprehur në emër të biznesit Himarjot dhe banorëve që preken nga këto ndryshime se pa u zgjidhur çështja e pronave nuk duhet që të kryhet asnjë lloj ndryshimi.

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com