Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit

Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit

Vangjel Tavo

HIMARË - Vangjel Tavo nesër do të betohet si kryetar i ri i bashkisë së Himarës. Në orën 10:00 do të bëhet mbledhja e këshillit të bashkisë së Himarës, përpara të cilit Tavo do të betohet, pasi më herët më 12 shtator KQZ certifikoi mandatin e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Himarë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.

Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë