HIMARE - Egda Rrapo dhe nëna e saj kanë kaluar natën në cadër pasi një ditë më parë zyra e Përmbarimit e mbështetur nga policia e qarkut të Vlorës i nxori jashtë banesës, që zotëronin që prej viteve 70.
Familja Rrapo, që ka blerë vetëm tre mure nga autoritet e kohës e më pas ka ndërtuar shtëpinë pritej të merrte një mendim nga Gjykata ku çështja do gjykohej ketë të martë.
Gjyqi është shtyrë pas i njëjti gjyqtar, që kishte firmosur vendimin, që ekzekutoi Përmbarimi nuk mund të merrej me gjykimin e kësaj ceshtje.
Tani familja rrapo ka vendosur mobiljet e saj ne derën e bashkisë së Himarës si autoriteti, që sipas ligjit duhet të kujdeset për të pastrehët.
Familja Rrapo thekson se ata nuk duhet të preken nga akte normative pasi nuk janë qiramarrës, por pronarë të një banesë të ndërtuar prej tyre.
Pronarët e truallit duhet të kompensohen thotë Egda Rrapo nga qeveria pasi ky organ i ka dhënë të drejtën e banimit në vitet 70 pasi ata e blenë këtë pronë prej tyre. Nga ana tjetër, në qarkun e Vlorës janë mbi 50 familje të cilat preken nga akti normative, që i nxjerr ata në rruge të madhe dhe shtëpitë ua rikthen ish-pronarëve.

(Banorët duke protestuar)

(Banorët në Himarë kanë vendosur mobiljet para Bashkisë)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com