Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari

Foto ilustruese

HIMARË - Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi goditi me thikë kunatin e tij.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në ambjentet e jashtme të një lokali, për motive të dobëta. D.H.,27 pas një debati goditi me thikë bashkëshortin e motrës së tij, 37-vjeçarin S.Q., banues në Librazhd i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti u parandalua në kohë nga policia e cila mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.;, njofton policia

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'