Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)

Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)

Çarja e digës në Bunec të Himarës, në HEC Sasaj

HIMARË- Dëmtimi i digës dhe shembja e murit të ujëmbledhësit në HEC Sasaj, në Bunec të Himarës, ka çuar nën akuzë administratorin e kompanisë për shkatërrim të pronës, kurse KLSH mësohet se ka nisur auditimin ne terren dhe të dokumentacionit, jo vetëm për firmën, por edhe për institucionet përgjegjëse për kontrollin fizik dhe teknik të veprës në fjalë.

Nga vërshimi i ujërave ditën e djeshme (16 Janar), u bllokua rruga Himarë-Sarandë dhe gjithashtu u përmbytën biznese dhe banesa në zonë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike dhe materiale.

Policia vendore njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale Himarë-Sarandë dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.

Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme, ku u dëmtua  HEC-i i Sasaj-t në Lukovë. 

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili informon se kontrolli i institucionit më të rëndësishëm auditues shqiptar, pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, e cila solli dëme të konsiderueshme materiale. 

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.
Muri i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës është çarë mesditën e djeshme rreth orës 12:38, duke shkaktuar përmbytje në fshatrat Lukovë dhe Bunec.

Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec-Lukovë, e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë.

Në një reagim për Report Tv, prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, deklaroi se situata ishte nën kontroll, rruga nacionale u lirua, ndërsa do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve materiale.

    A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Turi: 17/01/2025 13:56

      Kush e ka ndertuar ate dige duhet te futet ne burg dhe ti sekuestrohen pasurite per te demshperblyer demet e bera

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

      Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



    ×

    Lajmi i fundit

    Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

    Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit