HIMARË- Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi shpërndatë drogë në Himarë. Bëhet fjalë për Rei Baçjan, pasi shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës.
Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe mjeti prerës (thikë).
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. B. kishte ardhur si punëtor sezonal në qytetin e Himarës, ishte akomoduar në banesën e të afërmit të tij dhe shpërndante doza të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në këtë zonë bregdetare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.