HIMARË- Dy vatrat aktive të zjarrit në Qeparo dhe Pilur të Himarës vijojnë të jenë aktive.
Zjarri nisi që prej mbrëmjes së mbrëmshme në kodrat e dy fshatrave ndërsa ditën e sotme po bëhet e mundur shuarja e tij.
Si pasojë janë djegur kodrat me shkurre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në zonë zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur punën e forcave zjarrfikësve të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se tashmë situata është drejt normalizimit dhe se po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.
“Faleminderit forcave zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.
Rreth 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.
Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.
Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëron se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.
“Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare” shkruan Peleshi në një postim në facebook.
Kto kane 2 dite, kto kujtohet ti fikin sot .. Zoti i rujt mos te kene probleme me shpite Se per shtetin merr flake gjithe shqiperia.
Përgjigju