Dy mina anti-tank janë zbuluar dhe janë hequr me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë.
Burime për Rerport Tv bëjnë me dije se operacioni është realizuar ditën e sotme, me mbështetje nga ekspertë xhenierë EOD të Forcave të Armatosura.
Sipas njoftimit, ndërhyrja përfundoi me sukses, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi origjinën e minave apo rrethanat në të cilat ato janë konstatuar në atë vend.











Komente
Komento