Himni i Xhandarmarisë serbe:
Kosova nëna ime, rrënjët e mia

Himni i Xhandarmarisë serbe: <br />Kosova nëna ime, rrënjët e mia
BEOGRAD - Njësia më e madhe e policisë serbe, Xhandarmaria, tani ka një himn të ri, që anëtarët e saj e citojnë ndërsa bëjnë betimin e tyre në kohën që marrin këtë detyrë. Teksti i betimit të ri është i gjithi i përqendruar në rëndësinë dhe në mbrojtjen e Kosovës, që cilësohet nga serbët si “nëna ime”.

Komandanti i Xhandarmarisë, Bratislav Dikiç, është autori i tekstit të betimit, i cili, siç shpjegojnë përfaqësuesit e ushtarakut në fjalë, është një metaforë “në shpirtin e Vidovdanit”.

“Është një metaforë e pastër. Ne dëshironim që, në shpirtin e Vidovdanit, t’i riktheheshim historisë dhe të kujtonim heronjtë e Kosovës dhe atë ditë si dita e heronjve të Kosovës, dhe në linjë me të, thuhet, ‘edhe ne do të jetojmë apo vdesim’. Nuk ka të bëjë më ndryshimin e qeverisë. Kosova ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të njësi, që kur ajo është formuar”, tha Stanica Puzoviç, përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun e Xhandarmarisë, e cituar nga B92.

Filip Shvarm, autor i një filmi mbi Njësinë Speciale Operacionale, tashmë të shpërbërë, e cilësoi betimin e ri të Xhandarmarisë serbe një “tentativë qesharake për krijuar bashkim dhe solidaritet”.

“Mendoj se kjo është një tregues patriotizmi, veçanërisht në këtë moment politik që është krijuar në Serbi. Me fjalë të tjera, jemi patriotë, nuk do ta njohim kurrë Kosovën, do t’i ngjitemi preambulës së Kushtetutës dhe do të theksojmë rëndësinë poetike dhe mitike të Kosovës”, tha Shvarm.

Gjithsesi, Milan Antonijeviç, një avokat dhe një aktivist i të drejtave të njeriut, u tregua i habitur në mënyrë të papëlqyeshme nga himni i ri për dy arsye: fokusi mbi përkatësinë dhe luftën vetëm në emër të popullit serb, dhe përmendjen e Kosovës si e vetmja gjë me rëndësi.

“Kjo është shqetësuese sidomos kur kupton se kjo njësi do të vendoset gjithashtu në zona multi-etnike, se do të hyjë në kontakt me kombe të tjera, se duhet të funksionojë në Serbi ashtu siç është sot, se Serbia nuk është vetëm Kosova. Kushtetuta flet se si është e përbërë Serbia, se ka gjithashtu edhe popuj të tjerë që jetojnë këtu, dhe ne nuk mund të mbështetemi vetëm në atë preambulë kur po krijojmë një betim për njerëzit që do të mbrojnë këtë vend në mënyrën që duhet”, tha Antonijeviç i cituar nga B92.

Xhandarmaria serbe është krijuar në vitin 2001 dhe ka rreth 3000 trupa të armatosura rëndë në rangjet e saj të cilët janë efektivisht nën komandën e një njeriu të vetëm. Rreth 600 prej tyre i përkasin një grupimi të veçantë që për nga struktura dhe organizimi i ngjan më shumë një ushtrie se sa policisë.

Teksti i himnit të Xhandarmarisë serbe:

Kosova është nëna ime
Origjina ime është nga Kosova
Rrënjët e mia vijnë nga Kosova
Kombësia ime u lind në Kosovë
Serbia ime u krijua në Kosovë

Pa Kosovën, unë nuk kam nënë
Pa Kosovën, unë jam pa origjinë
Pa Kosovën, unë mbetem pa rrënjë
Pa Kosovën, unë nuk kam histori
Pa Kosovën, Kombësia ime serbe nuk ekziston
Pa Kosovën, Serbia ime nuk ekziston

Për serbët, për vëllezërit dhe motrat e mia
Unë betohem para Zotit
Unë mund të jem i lavdishëm, ose të vdes me nder
Për nderin tim
Për origjinën time
Për familjen time
Për Serbinë

Me besimin në Zot, për kryqin e nderit dhe Nënën Serbi.
Serbia pastë jetë të gjatë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi