Himni Kombëtar, Milkani e Ruka
xhirime në Rumani për origjinën

Himni Kombëtar, Milkani e Ruka<br />xhirime në Rumani për origjinën
TIRANË - Regjisori Piro Milkani dhe skenaristi Petrit Ruka po bëjnë xhirime nëpër qytetet e Shqipërisë për një dokumentar që në thelb ka trajtimin e historisë së “Himnit Kombëtar”. Xhirimet kanë nisur Tirana dhe Vlora e më pas kanë vijuar në Himarë, në Përmet dhe në fund në Gjirokastër.

Kienastët e njohur kanë pohuar se rrugëtimi do të vijojë edhe më larg, deri në Rumani, ku është vendlindja e kompozitorit të himnit shqiptar.

Himni Kombëtar është kompozuar nga rumuni Ciprian Porombesku mbi tekstin e poezise së të Asdrenit dhe është sjellë në Shqipëri nga Hil Mosi dhe Tashko Ilo në vitin 1908

 Skenaristi Ruka pohon se “Filmi trajton 100 vjet histori duke sjellë fakte mjaft interesante dhe disa prej tyre të panjohura deri më sot mbi historinë e vërtetë të himnit shqiptar, i cili sillet në Shqipëri për të parën herë nga dy emigrantë, të cilët e patën mësuar përmendësh në Bukuresht, për ta kënduar në Shqipëri.

” Me xhirimet e këtij dokumentari do të zgjidhen edhe enigma të panjohura. Ka shumë gjasa që fillimisht të jetë përhapur teksti i himnit dhe më vonë mbas shpalljes së pavarësisë edhe muzika e tij.

 Regjisori Piro Milkani ka nisur punën në terren në Gjirokastër në zonat ku parashikohen të jenë pjesë e xhirimit të episodeve dhe sipas tij Gjirokastra është zgjedhur për të qenë pjesë e këtij dokumentari pikërisht për vlerat e saj të çmuara arkitekturore dhe relievin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza