Hipertensioni, vuajnë
rreth 700 mijë shqiptarë

Hipertensioni, vuajnë<br />rreth 700 mijë shqiptarë
TIRANE - Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut, njihet ndryshe në mjekësi si “vrasësi i heshtur”. Kjo pasi numri i të prekurve, por edhe i atyre që ndërrojnë jetë si pasojë e kësaj sëmundje po rritet me shifra të frikshme. Edhe në vendin tonë shifrat janë alarmante. Rreth 700 mijë është numri i të prekurve në vendin tonë nga hipertensioni, ndërsa 50 për qind e vdekjeve i atribuohen pikërisht kësaj sëmundje. Mjekët lëshojnë alarmin se midis të prekurve nga kjo sëmundje po rritet gjithnjë e më shumë edhe numri i adoleshentëve. Shkak, obeziteti dhe stili i jetës. Hipertensioni shkakton infark dhe sëmundje të tjera të zemrës si dhe të veshkave. Pikërisht për kët arsye, ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një manual këshillues për të gjithë popullatën se si të bëjnë një jetë të shëndetshme e të shmagin kështu këtë sëmundje. Shkaqet e sj janë: Stresi, duhani, sëmundjet e veshkave dhe mënyra e jetesës.

Çfarë është hipertensioni?
Hipertensioni njihet zakonisht si presioni i lartë i gjakut. Ai është një gjendje shëndetësore kronike në të cilën presioni i gjakut qëndron i rritur. Hipertensioni nuk ka simptoma specifike dhe quhet "vrasësi i heshtur".

Pse duhet të kujdesem për hipertensionin?
Rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë botën për shkak të presionit të lartë arterial.

Ç'lidhje ka pesha ime me hipertensionin?
Të qënurit mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çoje në infarkt, insufiçencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insufiçencë renale - sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Kështu, nëse i kushtoni vëmendje peshës suaj, kjo mund t'ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë në përgjithësi.

PESHA E BOTËS
Të qënurit mbi peshë është një shqetësim i ditës në të gjithë botën. Mbi 1 miliardë të rritur në të gjithë botën janë mbi peshë, nga të cilët rreth 300 milionë janë obezë.

OBEZITETI
Në pjesë të caktuara të botës, epidemia e obezitetit është në rritje; gjë që i atribuohet përgjithësisht globalizimit. Ndërsa njerëzit lëvizin jashtë zonave rurale në drejtim të atyre urbane, ata përshtaten shpesh me stilin perëndimor të jetës. Në vënd të punës në fushë, sot njërezit punojnë gjithnjë e më shumë në tavolina, me orë të zgjatura pune dhe stres në rritje. Kjo çon në një stil jete mjaft të zënë ku njerëzit nuk lëvizin shumë dhe kanë "uri" për kohë të lirë. Në mënyrë që të hanë shpejt ata shkojnë në restorante, marrin ushqime të shpejta apo ushqime të paketuara që kanë nivel të larte të yndyrnave të saturuara, shumë kripë dhe sheqer. Rezultati është një numer gjithnjë në rritje i njerëzve mbi peshë dhe atyre obezë.

Si mund ta kuptoni nëse jeni mbipeshë?
Dy mënyra të mira për të kontrolluar peshën tuaj janë matja rregullisht e perimetrit të belit tuaj dhe matja e "Indeksit të masës trupore". Perimetri i shëndetshëm i rekomanduar i belit për meshkujt e rritur është më pak se 95cm (38 inch) dhe për femrat e rritura është më pak se 95cm (38 inch).

OBEZITETI TEK FEMIJET

Dhe nëse nuk ju mjafton ky fakt obeziteti tek femijet është përfundimisht në rritje. Një në 6 fëmijë në të gjithë botën është mbi peshë. Kjo shifër është edhe më e lartë në popullsinë e Amerikës së Veriut.

Ç’është indeksi i masës trupore ose bmi?
BMI ose Indeksi i masës trupore është një tregues që përcakton statusin e peshës mesatare të një personi. Për të llogaritur Indeksin e masës suaj trupore masni peshën (në kg), dhe pjestojeni atë me gjatësinë tuaj (në katror) (në kg/m2). Nëse raporti del më pak se 18.5 jeni nën peshë. Nga 18.5 deri ne 24.9 jeni i shëndetshëm; nga 25-29.9 jeni mbi peshë; nga 30-39.9 jeni obezë dhe nga 40+ jeni jashtëzakonisht shumë obezë.
 
Ç’farë masash mund të marr?
Nëse doni ta mbani peshën nën kontroll, me poshte keni disa këshilla që mund t'i ndiqni:

Së pari, mbani mend që nuk bëhet fjalë për dietë, por për stil jete.

Hani ushqime me ngjyra nga më të ndryshmet të ylberit. Rrisni sasinë e konsumit të frutave dhe perimeve. Hani fruta dhe bajame në formën e tyre natyrale si vakte të ndërmjetme. Jini fizikisht aktivë. Përpiquni të ecni, t'i jepni biçikletës apo të notoni për rreth 30-60 min në pjesën më të madhe të javës. Ulni kosnumin e ushqimeve si djathi, patatet e skuqura, proshuta, salcat e tavolinës, bajame të kriposura dhe ushqime të konservuara. Hani më pak ushqime të perpunuara dhe ushqime të shpejta si biskota, drithra të përpunuara, bukë, burgera, kek, byrek dhe pica. Ndërgjegjësohuni për vlerën e treguesve të përberjes në etiketat e ushqimeve që konsumoni - mesoni se çfarë po hani. Përgatisni së paku një vakt vegjetarian në javë. Mos hiqni dorë nga vaktet e ushqimit. Hani tre vakte të përshtateshme ushqimi në ditë. Ulja e porcionit të ushqimit dhe shmangia e karbohidrateve të panevojshme është një rrugë e lehtë për të ulur peshën pa u u ndjerë i privuar nga ushqimi. Nëse pini, mos konsumoni me shumë se 2 pije alkoolike në ditë.  Hiqni dorë nga duhani.

KRIPA
Pakësoni konsumin e kripës!Çdo hap i vogël ndihmon. Pakësoni marrjen e kripërave sa më shumë që të jetë e mundur. Mos shtoni kripë ekstra gjatë gatimit dhe largojeni kriporen nga tavolina e ngrënies. Përpiquni të përdorni të jeshilta të freskëta dhe erëza të thara në vend të kripës. Në vënd që të blini salca të gatshme të ngopura me kripëra, argetohuni duke përgatitur salcat tuaja. Lexoni etiketat e ushqimeve për të parë sasinë e kriprave në to.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi