E komentuar gjithmonë për stilin e saj unik dhe elegancën, Michelle Obama, ka treguar se nuk ishte aspak e thjeshtë të dukej gjithmonë bukur dhe mbi të gjitha pjesa që ajo urrente më shumë në të gjithë këtë, ishte fakti se duhej të kishte gjithmonë një veshje të re.
E pranishme në Konferencën Mbarëbotërore të Zhvilluesve të Apple-it, ku foli për rëndësinë e të pasurit më shumë gra në shkencë dhe në teknologji ajo tha se një femër shikohet gjithmonë në mënyrë shumë sipërfaqësore dhe kjo nuk është aspak e drejtë.
“Presidenti Barack Obama, në shumicën e rasteve ka veshur të njëjtin kostum dhe të njëjtat këpucë në eventet formale për 8-të vjet, tani vetëm imagjinojeni pak nëse një femër do të kishte bërë të njëjtën gjë?
Njerëzit kanë fotografuar dhe komentuar të gjitha veshjet dhe këpucët e mia, ndërkohë që Barack nuk u komentua kurrë, dhe ai ndjehej shumë krenarë për këtë fakt” u shpreh Michelle.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com