I pyetur nga gazetarët
Pyetje:Z. Basha, të mos marrësh lejen e shfrytëzimit do të thotë që ndërtuesi ka bërë shkelje të projektit dhe deri shtesa katesh. Këto objekte që ju dhatë, çliruat lejen e shfrytëzimit, ku konsistonin shkeljet e tyre?
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha: Shkelja e vetme ka qenë nga autoritetet pushtetit lokal, të cilët për mungesë përgjegjësie apo kompetence kanë vonuar pa asnjë shkak lejet e shfrytëzimit. Kategoria që ju përmendët i përket fazës së dytë, e cila do të trajtohet sipas ligjit në fuqi dhe sipas Memorandumit të Bashkëpunimit, ku përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës do të konsistojë nga njëra anë në mos penalizimin e qytetarëve që kanë blerë këto apartamente, por nga ana tjetër padyshim në marrjen e masave përkatëse, qofshin këto vënie para përgjegjësisë së zhvilluesve përshkelje të parametrave urbanë apo qofshin ruajtja e parametrave urbanë aty ku eksiston.