Hipoteka, skandal me tenderin e BB
kompania fituese e paracaktua

Hipoteka, skandal me tenderin e BB<br />kompania fituese e paracaktua
TIRANE Një hije e fortë skandali ka rënë mbi një tender që Banka Botërore në Shqipëri ka zhvilluar së fundi, në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Bëhet fjalë për një projekt për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale nr 73, e cila financohet nga Banka Botërore përmes një kredie. Komisioni i tenderit përbëhet nga zyrtarë të hipotekës shqiptare, por mbikëqyrja e tij bëhet nga Banka Botërore. Skandali ka të bëjë me faktin se komisioni ka shpallur fitues një kompani, e cila ka dhënë çmimin më të lartë në konkurim, po të llogarisësh TVSH-në. Ndërsa kompanive të tjera u është llogaritur çmimi me TVSH, kompanisë fituese i është llogaritur pa TVSH.

Kompania CSI Piemonte, e cila është kualifikuar si fituese, ka dhënë në ofertën e saj çmimin 468.350.202 lekë shqiptare, pa TVSH, ndërkohë që gjithë konkurrentët e tjerë kanë çmim më të ulët, duke përfshirë edhe TVSH-në. Zyrtarët e komisionit nuk japin shpjegime, ndërsa flitet se gjithçka është paracaktuar nga drejtuesit e komisionit të tenderit. Rezultatet e tenderit dhe kompanitë e klasifikuara sipas vlerës më të vogël, shikohet se kompania CSI Piemonte është e fundit, pra në vendin e pestë përsa i përket çmimit, duke dhënë vlerën më të madhe. Pavarësisht kësaj, ajo është shpallur kompani fituese. Një tjetër defekt i rëndë në klasifikimin e tenderit shihet që është dhe konvertimi i çmimit nga valutë e huaj në dollarë, konvertim i cili në disa raste është përdorur si spekulim për të skualifikuar kompanitë e tjera. I tillë është rast i bashkimit të kompanive J.V. Blominfo A/S & BlomSistemas Geoespeciales s.l.a. & Blom Romania s.r.l., të cilat, kanë ofruar garanci 90 mijë dollarë dhe u është konsideruar i konvertuar në lek 8, 791.200, ndërkohë që kursi i dollarit në muajin korrik ka qenë mbi 0.98.

ANKESAT
Kompanitë që kanë marrë pjesë në tender janë skandalizuar nga mungesa e transparencës dhe arroganca në paracaktimin e kompanisë fituese. Kompania fituese CSI Piemonte dhe kompania, e cila është në proces ankimimi J.V. Blominfo A/S & BlomSistemas Geoespeciales s.l.a. & Blom Romania s.r.l., kanë kontradiktë në çmim, pasi kompania që ka dalë e dyta ofron një çmim më të mirë se kompania që ka dalë fituese. Kjo, pasi ajo në ofertën e saj ka përfshirë dhe TVSH-në. Konkretisht ajo ka ofruar çmimin 3.661.848 euro, me gjithë TVSH, ndërsa kompania që është shpallur fituese ka ofruar çmimin 3 312 001, pa TVSH, siç shihet në tabelën Nr. 1. Nëse llogarisim 20 për qind të TVSH-së, oferta e kompanisë fituese del më e shtrenjtë se e kompanisë që ka ankesa për tenderin.
Po ashtu, kompania që ka dhënë çmimin më të ulët GEOFOTO, është skualifikuar për arsye absurde, duke mos i konsideruar përvojë pune përvojën që ajo ka pasur, para se të blihej nga një kompani tjetër ombrellë. Njësia kryesore e kësaj kompanie ka bërë fotografimin ajror të Shqipërisë prej vitit 2007 dhe është ndoshta kompania më e specializuar për këtë punë nga gjithë konkurrentët. Por, Komisioni nuk ja ka njohur këtë përvojë profesionale, pasi ajo është blerë nga një kompani tjetër.
Parregullsitë flagrante, sipas konkurruesve kanë ardhur për shkak të arrogancës që kanë dëshmuar drejtuesit e Komisionit të tenderit dhe paracaktimit të kompanisë fituese. Kompanitë kanë ndërmend ta çojnë çështjen në gjykatë dhe t'i drejtohen Bordit të transparencës në Bankën Botërore.
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi