Hipotekat, bashkia jep lejen
për 365 apartamente në Tiranë

TIRANË - Në takimin e kreut të Bashkisë, Lulzim Basha me ndërtuesit është diskutuar procesi i hipotekimit të një numri të madh ambjentesh tregtare, shërbimi apo parkimi të gjitha këto me një sipërfaqe totale prej rreth 70 mijë m2 ndërtim. Bashkia ka gati lejet e përdorimit për 11 objekte, të cilat i hapin rrugën hipotekimit të 365 apartamenteve në Tiranë.
“Do të japim lejet e përdorimit për 11 objekte që përfaqësojnë 385 apartamente banimi, 385 familjeve, të cilave deri tani u është mohuar e drejta e tyre e ligjshme për të pasur tapitë e shtëpive, si dhe përfundimin e shpejtë të 25 objekteve të tjera që përfaqësojnë rreth 1 mijë apartamente banimi”, deklaroi Basha.

Gjithashtu, bashkia ka gati lejet e përdorimit dhe për 25 dosje të tjera, të cilat kanë nevojë vetëm për angazhimin e subjekteve ndërtuese për plotësimin e dokumentacionit të domosdoshëm për pajisjen me këto leje. Plotësimi i dokumenteve i hap rrugë hipotekimit të një numër prej 1 mijë apartamentesh banimi. Nga  34 dokumente ,që u kërkoheshin subjekteve për marrjen e lejes së përdorimit, me vendim të kryetarit të bashkisë janë reduktuar 18 prej këtyre dokumenteve.
Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se nga hipotekimi i apartamenteve në Tiranë do të clirohen rreth 700 milionë euro kapital. Ai bëri të ditur gjithashtu se brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti do të mbyllet plani urbanistik i qytetit, i cili do të bëjë të mundur edhe çlirimin e lejeve të ndërtimit.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve