Hiqeshin si Brad Pitt dhe mashtruan 3 gra duke u vjedhur 300 mijë euro, arrestohen 5 të rinjtë në Spanjë

Hiqeshin si Brad Pitt dhe mashtruan 3 gra duke u vjedhur 300 mijë euro, arrestohen 5 të rinjtë në Spanjë

Brad Pit

Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona të akuzuar për mashtrimin e dy grave duke u marrë një shumë prej 325,000 eurosh duke u paraqitur si ylli i Hollivudit, Brad Pitt në internet.

Të dyshuarit kontaktuan me gratë në një faqe interneti për fansat e aktorit dhe i shtynë ata të besonin se “kishin një marrëdhënie sentimentale me të”, tha në një deklaratë policia e Spanjës.

Duke u paraqitur si Pitt, anëtarët e bandës dyshohet se më pas i inkurajuan gratë të investonin në projekte të ndryshme që nuk ekzistonin.

Një gruaje, nga rajoni jugor i Andaluzisë, iu morën 175,000 euro, ndërsa tjetra, nga shteti verior i Baskëve, humbi 150,000 euro.

“Kriminelët, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin bërë një profil psikologjik të tyre, duke zbuluar se të dyja gratë ishin dy persona të pambrojtur, me mungesë afeksioni dhe në gjendje depresioni”, tha policia.

“Ata përdorën gjithashtu platforma të mesazheve të çastit për të shkëmbyer mesazhe dhe emaile me dy gratë derisa arritën në një pikë ku ata besuan se po bisedonin përmes WhatsApp me vetë Brad Pitt, i cili u premtoi atyre një lidhje romantike dhe një të ardhme së bashku”.

Policia arrestoi pesë persona në rajonin jugor të Andaluzisë, duke përfshirë udhëheqësit e dyshuar të grupit.

Ata bastisën pesë shtëpi si pjesë e operacioneve të tyre, duke sekuestruar disa telefona celularë, karta bankare, dy kompjuterë dhe një ditar “në të cilin ishin shkruar frazat e përdorura nga mashtruesit për të mashtruar viktimat e tyre”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka