Hiqet ekskluziviteti i Rinasit, së 
shpejti fluturime dhe nga Kukësi

Hiqet ekskluziviteti i Rinasit, së <br />shpejti fluturime dhe nga Kukësi
Ministria e Transporteve ka njoftuar sot zyrtarisht heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", Ministri tha se është bërë e mundur arritja e marrëveshjes e cila hap një faqe të re në fushën e aviacionit shqiptar dhe liberalizon tregun e fluturimeve, e se shpejti me nisjen e fluturimeve ndërkombëtarë nga Kukësi. Ministri tha se në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit koncesioni i TIA u zgjat 2 vite.

 “Kjo marrëveshje ka kohë që negociohet dhe është një premtim i mbajtur i kësaj qeveria. Do ta quaj një ditë të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar, pasi hap një faqe të re për zhvillimin e infrastrukturës, por veçanërisht për t’i shërbyer më shumë qytetarëve të këtij vendi."-tha minsitri

Kontrata kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit pengonte deri më sot hapjen për fluturimet për Aeroportin e Kukësit, i cili prej disa vitesh ndodhej në pritje.

Ne do të fillojmë menjëherë për të marrë hapat përkatës për të bërë operacional aeroportin e Kukësit.  Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj. 
Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie koncesionare me investitorë të tjerë” 


Ndërkohë minsitrja e Ekonomisë e ka cilësuar si një ditë mjaft të rëndësishme arritjen e kësaj marrëveshje dhe tha se nga sot hapen shumë mundësi për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë

"Shumë shpejt të gjitha objektivat tona për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil në Shqipëri do të realizohen. Theksoj se objektiv madhor është të arrijmë një shërbim konkurues, që do të thotë çmim më të ulët të biletave, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen sa më mirë.

Është një ditë shumë e rëndësishme pasi hapim mundësi për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Po i japim një nxitje të madhe turizmit dhe ekonomisë së vendit. Për çdo 15 njerëz që vizitojnë Shqipërinë, ne punësojmë një njeri
"- tha Ekonomi.

ok haxhinasto aeroporti

Kjo marrëveshje, sipas Ministrit Haxhinasto i shton edhe me dy vite periudha koncensionare TIA-s.

Zgjatet periudha koncensionare. I shtohen edhe dy vite kontratës 20 vjeçare që ka TIA me qeverinë”, ka thënë ai.

Lidhur me aeroportin e Kukësit, ministri ka shtuar se, “Do funksionalizohet aeroporti i Kukësit që do të ketë 200 punonjës. Do bëjmë operacional aeroportin, kolaudimin e tij, pajisjeve të navigimit deri tek stafi.”

Sipas tij, liberalizimi i tregut është një nga qëllimet kryesore të marrëveshjes, pasi shërbimet që bëhen në Shqipëri do të jenë konkurruese me tarifa konkurruese.

Ndërkohë, sipas tij tregu duhet të marrë edhe ato segmente të aviacionit e transportit civil ajror që ne nuk i kemi sot.

Ne do targetojmë edhe segmente të tjera të tregut” ka thënë ai.

Sipas ministrit kjo marrëveshje do të miratohet në qeveri e më pas edhe në Parlament.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi