Kina ka vendosur t'i japë fund politikës të saj të vendosur që nga 1979, e cila ndalonte që çiftet të bënin më shumë se një fëmijë.
Sipas një vendimi të Partisë komuniste, të gjitha çiftet tani lejohen të kenë dy fëmijë. Ky vendim ishte marrë për të ulur normën e lindjeve në vend si dhe për të ngadalësuar normën e rritjes së popullsisë.
Megjithatë, plakja e popullsisë solli këtë ndryshim. Sipas përllogaritjeve ky ligj ka penguar lindjen e 400 milionë fëmijëve që nga koha kur është future në fuqi.
Çiftet që shkelnin këtë ligj përballeshin me një shumëllojshmëri dënimesh. Në disa zona rurale lejohej që çiftet të bënin dhe një fëmijë tjetër nëse fëmija i parë ishte vajzë.
Aktualisht rreth 30% e popullsisë së Kinës është mbi moshën 50 vjeç. Kritikët thonë se edhe ky lëshim sërish nuk mund të rrisë normën e lindjeve në një shifër të kënaqshme. Me 1.37 miliardë banorë, Kina është vendi më i populluar në botë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com