Autoritetet po heqin tabelat me emrin “Aeroporti Aleksandri i Madh”, ndërsa do ti zëvendësojnë me tabela që përmbajnë emrin e ri, “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe Autostradës “Aleksandri i Madh”, në këto momente po bëhet ndryshimi i mbishkrimeve në aeroport.
Kujtojmë se të martën Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” i hoqën edhe tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”.

e.gj/Shqiptarja.com