Pas festave të fundvitit personat që frekuentojnë palestrën duke bërë një pauzë të shkurtër nga festat duhet ta rifillojnë atë duke bërë ato grup ushtrime të cilat nuk dëmtojnë muskujt.
Pas periudhës së pushimeve muskujt duhet të kalojnë një fazë përgatitore për t`u nxehur përsëri në mënyrë që trupi i njeriut të mos pësojë dhimbje muskulare.
Pas festave njerëzit shtojnë në peshë nga pushimi, relaksi dhe ushqimi i shijshëm. Ata marrin ushqim të tepërt duke shtuar dy deri në tre kilogram.

Sipas intruktores së fitness Anila Kambo: “kjo peshë që merret nga pushimet e festave bie shumë shpejt pasi rifillojnë përsëri palestrën”.
Sipas instruktores Anila Kambo, palestra duhet të fillojë në mënyrë të moderuar pa shumë sforco. Ajo thotë se “mesatarisht duhet të bëjmë 20 deri në 30 minuta kardio dhe jo më tepër”.
“Kilet që kemi marrë gjatë pushimeve të dimrit dhe ushqimeve të shijshme të festave hiqen automatikisht nga rifillimi i palestrës në një kohë shumë të shkurtër”, vijon instruktorja.
Ushtrimet e para për heqjen e kileve të festive të fundvitit sipas intruktores Anila Kambo:
Fillimisht bëhet nxemja e të gjithë muskujve të trupit duke bërë biçikletën me një puls maksimumi 100 me ngarkesë shumë të ulët.
Aparatura e dytë është pista, në të cilën duhet të bëjmë rreth 15 minuta ecje dhe vrap. Në momentin që bëjmë pushime stomaku e ka shumë të vështirë të vrapojë. Ndaj nisemi me një ritëm të ngadaltë në mënyrë që dhe frymëmarrja të jetë e rregullt.
Ushtrimet e këmbëve janë ushtrimet e rradhës që praktikohen pas pushimeve pasi vajzat dhe gratë zakonisht shtojnë në këtë pjesë të trupit pas ushqimeve dhe pushimit të muskujve.
Në pjesën e këmbëve punohen muskujt kuadriceps.
Punojmë në të gjithë pjesët e kofshës dhe duhet bërë ushtrime të cilat janë të lehta dhe me peshë të ulët.
Ushtrime të rradhës janë dhe ato të krahëve dhe në fund duhet që në mënyrë të padiskutueshme të bëjmë zgjatimin e muskujve që punuam në mënyrë që në ditët në vazhdim të mos kemi dhimbje të muskujve.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com