Hiroshima 71 vite më pas, mesazhi:
Mjaft me armët e shkatërrimit në masë

Hiroshima 71 vite më pas, mesazhi:<br />Mjaft me armët e shkatërrimit në masë
Japonia ka përkujtuar sot viktimat e e sulmit të parë të bombës atomike e cila goditi 71 vjet më parë, Hiroshimën.

Si çdo vit kryetari i bashkisë i bëri apel botës për të eleminuar armët bërthamore.

Këtë vit përkujtimi ishte i vecantë pasi pak muaj më parë ishte pikërisht presidenti Obama i cili vizitoi vendin duke u bërë i pari lider që vizitoi vendin martir.

Në 6 gusht 1945 forcat amerikane lëshuan në Hiroshimë bombën “little boy” ku pjesa më e madhe e vendit u shkatërrua menjëherë.

Brenda fundit të muajit humbën jetën 140 mijë persona. Ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur duke mbajtur edhe kujtime të hidhura. Tri ditë më pas amerikanët lëshuan një tjetër bombë në Nagasaki.

Rreth 50 mijë njerëz u mblodhën në parkun e paqes në Hiroshimë ku ishte epiqendra e bombardimit. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqsues të 91 vendeve të BE si dhe kryeministri japonez Shinzo Abe.

Ky i fundit e vlerësoi vizitën e Obamës duke thënë se i ka dhënë një shpresë të madhe Japonisë, botës e në veçanti Hiroshimës dhe Nagasaki.

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe programeve për carmatosje në botë ende ka 15.700 teste nukleare.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!