Histori frymëzuese! Karroca me rrota nuk e ndal të zhvillojë pasionin, 33-vjeçari: Dua të shiten krijimet e mia (VIDEO)

Gentian Muça nga fshati Mollas i Elbasanit na sjell një histori frymëzuese. Karroca me rrota nuk e ka ndalur atë që të shfaqë pasionin e tij. Janë pikërisht punimet me rruaza që pavarësisht vështirësive që has, arrin të bëjë gjithçka, që nga qendrot e mbajtëset e frutave, deri tek modifikimi i suvenireve apo shisheve të qelqit.

“8 vite që merrem me punimet. Në moshën 25- vjeçare kam hapur në karrocën me rrota. Si pasojë e mungesës së nervit. Mbarova shkollën 8 vjeçare isha mirë. Kur kaloi mosha 20-25 vjeç filloi defekti. Bëj punime të ndryshme. Si shishe, mbajtëse karamelesh, qendro, qypa me lule. Nuk kam çfarë të bëj tjetër dhe bëj këto”, ka thënë ai .

33-vjeçari ka vetëm një dëshirë dhe ajo është që krijimet e tij, t'i shohin të gjithë dhe jo vetëm rrethi i ngushtë familjar. Dhe pikërisht e emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv e ka realizuar këtë dëshirë, duke sjellë pranë publikut punimet e tij të veçanta.

“Nuk kam pasur përfitim. Më përpara kishte. I kam qejf vetë i punoj. Kam shumë këtu në shtëpi. Ka rënë puna. Para 2-3 vitesh ka pasur shumë. Kanë ardhur edhe Italian edhe Anglez tek shtëpia. Tani ka rënë puna. Dëshira ime është që t'i shes. Edhe unë pastaj argëtohem më mirë me të”, është shprehur Gentiani .

Gentiani jeton në karrocën me rrota prej tetë vitesh e megjithatë pasioni i tij asnjëherë nuk është ndalur. Ai vijon të shfaqë të gjithë kreativitetin në punimet me rruaza.

1588884147_gentian2.jpg

Punimet e Gentianit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/05/2020 08:23

    Shume bukur, te lumshin duart.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/05/2020 06:48

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët