Histori makthi prej Covid/ Shërohet më në fund pas 115 ditësh italiani 43 vjeçar i infektuar, negativ pas 28 tamponësh

Histori makthi prej Covid/ Shërohet më në fund pas 115 ditësh italiani 43 vjeçar i infektuar, negativ pas 28 tamponësh

Covid-19 u kthye në një makth që s`kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali. Ai arriti të kthehej i shëruar në shtëpi vetëm pas 115 ditësh në spital, 27 ditësh në karantinë dhe 28 tamponëve. Dëshpërimi ishte i madh, por 43-vjeçari i martuar me dy fëmijë, e mbajti veten.

“Nuk e kam humbur besimin”, thoshte ai në fund të qershorit, edhe pse analizat vazhdonin ta nxirrnin gjatë gjithë kohës pozitiv. Vetëm tani, arriti të përqafojë familjarët e vet.

I ati, Valerio, kishte ndërruar jetë më herët nga koronavirusi.

Marco u shtrua në spital në 31 mars, pak pas vdekjes së babait. Aty kaloi një muaj e gjysmë përpara se të transferohej në një tjetër klinikë, ku gjendja iu përkeqësua, e për këtë arsye, e rikthyen në spital.

Rehabilitimi i 43-vjeçarit filloi vetëm në qershor dhe në 24 korrik u shpall i shëruar, por në shtëpi nuk kthehej dot sepse tamponi vazhdonte të dilte pozitiv.

Për këtë arsye u vetëkarantinua në apartamentin e të atit ndërsa tani thotë se do të bëjë festë për shërimin e tij.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje